Lajme dhe Ngjarje

Posted by:

Në përpjekjet e vazhdueshme për të drejtat e puntorëve shëndetësor, dje me datë 11.08.2020 Kryetari i FSSHK-së dr.Blerim Syla ka zhvilluar takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, shkëlqesinë e tij  Zt.Jan Braathu. Gjatë takimit Kryetar i FSSHK-së Dr. Syla e informoi Ambasadorin Braathu për situatën e vështirë me të cilën përballen mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës i Institucioneve Shëndetësore si dhe sfidat e sistemit shëndetësor në këtë kohë Pandemie. Ai nënvizoi në veçanti mungesën e stafit në Institucione shëndetësore me theks të veqantë në Klinka, Spitale dhe QMF,  për të cilën tha se është bërë akute që nga shpërthimi i Pandemis COVID-19.

Ambasadori Braathu e falënderoi Dr. Sylën për informimin rreth qëndrimeve të Federatës në mbështetje të Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, që aktualisht gjendet në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori Zt.Braathu theksoi rëndësinë e sindikatave si shtyllë kryesore e shoqërisë civile, duke thënë se, “Është e rëndësishme që profesioni mjekësor e ka një zë dhe ai zë duhet të dëgjohet.”

Palët u dakorduan se edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në të mirë të punëtorëve shëndetësor dhe sistemit në tërësi.

Në fund Kryetar i FSSHK-së Dr.Syla shprehi falenderimet e sinqerta në emër të gjithë punëtorëve shëndetësore ambasadorin  Zt.Jan Braathu.

0
Creative Theme