Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellur tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19  në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veqanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullësisë.

Në situatë me Pandeminë COVID-19 patriotizëm,atëdhedashuri dhe përkushtim për vendin tregojnë të gjithë ata që respektojnë masat,vendosin maskat,respektojnë distancën sociale e këtë gjë nuk po e shohim tek partitë politike pa përjashtim.

Andaj, FSSHK e shqetësuar tej mase me sjelljet  e figurave politike sikurse nuk ekziston virusi,sikurse jemi në situatë normale paralajmëron të gjitha partitë politike që përgjegjësia në rast të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19 bie mbi ta dhe për këtë do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veqanti të punëtorëve shëndetësor.

 

Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme