Lajme dhe Ngjarje

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës

Posted by:

Në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ua urojmë 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, gjithë popullit shqiptar, kudo që ndodhet.
17 Shkurti është një ditë krenarie, sakrifice dhe shprese për të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës. Është dita kur u kurorëzua ëndrra shekullore për liri, shtet dhe dinjitet.
Le të kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë historike dhe le të punojmë së bashku për një të ardhme me të ndritur, paqe, zhvillim dhe mirëqenie për brezat që vijnë.
Një urim të veçantë e drejtojmë për punëtorët shëndetësorë, që çdo ditë qëndrojnë në shërbim të qytetarëve me vetëmohim, profesionalizëm dhe humanizëm. Ju jeni shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë publik, duke qenë gurë themeli i sistemit shëndetësor dhe mbështetje e pazëvendësueshme e shoqërisë.
Qoftë gjithmon e bekuar Kosova Jonë,
0
Creative Theme