Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka organizuar sot një tryezë diskutimi për Projektligjin e ri mbi Pagat. Në tryezë kanë marr pjesë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputetë të parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Odave, anëtarë të Kryesisë së FSSHK-së, përfaqësues të partive politike si dhe institucioneve shëndetësore.
Diskutimin e hapi Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla duke i përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe seriozitetin e kësaj teme e cila do të trajtohet gjatë kësaj teme, fillimisht fjalimi hyrës i tij filloi me paraqitjen e statistikave rreth numrit të shërbimeve shëndetësore të kryera gjatë vitit 2017 rreth 10 milion shërbime shëndetësore dhe mbi 50 mijë operacione të cilat janë kryer nga 14 mijë punëtorë shëndetësor. Duke e krahasuar numrin e punëtorëve shëndetësor me shtetet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia, Kosova ka deficit prej 5 mijë punëtorëve, fakti rëndohet edhe më shumë kur mosha e të punësuarve nga hulumtimi i kryer nga FSSHK rezulton me 53.7 vjeç, pra po plakemi tha Syla. E kësaj duke ia shtuar faktin se çdo ditë kemi migrim të punëtorëve shëndetësor,. duke i parasysh deklaratat e mjekëve të rinj ku 70 për qind kanë thënë se do dalin jashtë, urnoni ju vet bëni çka doni. Por FSSHK nga janar nuk do të rrijë e qetë. Ky është tentimi i fundit me gjithë akterët politik që kryejnë punë në mënyrë institucionale dhe të ruhet bërthama e shtetit”, ka deklaruar Syla.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka deklaruar se duhet shumë mund për të formuar një mjek specialist apo një infermier. Ai ka kërkuar nga deputetët që ta ngritin zërin në parlament gjatë shqyrtimit të projektligjit për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Syla ka theksuar se mos kategorizimi i stomatologëve, psikologëve klinik dhe mjekëve familjarë, kategorizimi i ulët i infermierëve, janë vetëm disa nga vërejtjet e tyre për projektligjin i cili tashmë ka shkuar në parlament.
“Disa kanë harruar që kemi infermierë që në kohën kur e kanë bërë sakrificën nuk ka pas fakultete. Përveç që ua kemi humbur punën 20 vjeçare, tash po i degradojmë”, ka deklaruar Syla.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se vitet e fundit shëndetësia ka qenë e degraduar. Ai ka shtuar se ky sektor ka nevojë për trajtim më të mirë të pacientëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Megjithatë, ai ka alarmuar sindikalistët që projektligji nuk duhet të zvarritet por të kalohet sa më parë.
“Te mjekët specialist kemi një ndryshim rrënjësor, kemi pas një dialog social nga i cili kemi dal me një kërkesë unike. Disa vende nuk janë kategorizuar mirë, mirëpo është një lëvizje e duhur. Ka mundësi për përmirësim. Ligji ka shkuar në parlament dhe do të fillojë diskutimet. Në parlament ka shumë mjek dhe kjo është një e mirë që do të ndihmojë me gjet një ekspertizë më të madhe. Unë jam aleat që ky ligj të kalojë, sepse mund të kthehemi në pikën zero”, ka thënë Ismaili.
“Mund të vijmë në një situatë kur do të jetë regres për neve. Duhet të angazhohemi të gjithë që ta kalojmë ligjin sepse ka një kosto të lartë financiare”, ka shtuar ai.
Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, e cila është edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ka shprehur përkrahjen e saj për kërkesat e sindikalistëve. Ajo ka thënë se të gjitha rekomandimet që dalin nga kjo tryezë do t’i marrim parasysh gjatë shqyrtimit të projektligjit. Baftiu ka deklaruar se mjekët familjarë do të duhej të barazoheshin me koeficientin e mjekëve specialistë.
Të gjithë të pranishmit gjatë diskutimeve të tyre përkrahën propozimet dhe kërkesat e sindikalistëve duke theksuar se është momenti i duhur që të gjithë të angazhohen që ky Ligj të kalojë në Parlament duke i përfshirë ndryshimet si rezultat i kërkesave të dalura nga kjo Tryezë dhe njëherë e përgjithmonë të rregullohet statusi i punëtorit shëndetësor, Kryetari i FSSHK-së i premtoi deputetëve se do të iu dërgojë të gjitha kërkesat e adresuara nga FSSHK-së në adresë të MAP-it dhe instancave tjera shtetërore.
SEP
2018