Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në mëngjes mori lajmin më të trishtë,për vrasjen mizore të anëtares së saj Asistentes së Stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja.
Sot punëtorët shëndetësor janë në zi,i gjithë vendi është në zi,një jetë tjetër u shua,një grua tjetër mbeti viktimë.
FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dhe prejardhja e saj, njejtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është GRUA,kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal.
FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës,kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi.
FSSHK
16
APR
2024
APR
2024
0