Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të dy kolegëve të nderuar e shumë të respektuar Dr. Sylejman Rexhepi-reumatolog në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK si dhe Dr. Ali Tolaj-Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e tyre, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku kanë vepruar dhe punuar të ndjerët.
Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,që së fundmi kulmoi edhe në Pandeminë COVID-19 ka mobilizuar mjekët dhe infermierët që si kur më pare të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë.
Mjekët i humbëm, për ne mbesin të pavdekshëm. Beteja jonë vazhdon.
Ne do ti kujtojmë deri në përjetësi!
Me respekt,
FSSHK
JUL
2020