Sot në takimin e realizuar në mes Kryetarit të FSSHK-Dr.Blerim Syla ,nënkryetarit të FSSHK Dr. Xhemajl Selmani dhe disa përfaqësuesve të infermierëve të klinikave të QKUK është diskutuar si vijon:
Të interesuar për informacione shtesë rreth koeficientit të pagës të këtij komuniteti, ndërlidhur me këtë edhe për lëvizjet e tjera ,Kryetari Dr. Blerim Syla në përpikmëri i njoftoi rreth aktivitetit të ndërmarrë nga ana e FSSHK në këtë drejtim. Duke i vë në dijeni për koeficientet e propozuar më herët deri tek ato finale, për takimet e shumta të realizuara për këtë qellim ,për përpjekjet në vazhdimësi të pranishmit u ndanë të kënaqur dhe falënderues për përfaqësimin e denjë të tyre nga ana e FSSHK , dhe për korrektësinë e informatave detale.
Të pranishëm ishin 20 përfaqësues të infermierëve, të cilët njëzëri kërkonin mbështetjen tani më të ofruar nga FSSHK.
Kryetari Dr. Syla dhe Nënkryetari Dr. Selmani elaboruan temën “Koeficientet për stafin e mesëm–infermierët” kronologjikisht (për hapat e ndërmarrë) duke mos lënë as një hapësirë për dyshime eventuale sa i përket përkrahjes ndaj tyre, po ashtu duke i inkurajuar që së bashku të punojmë për me të mirën dhe arritjen e objektivave të përbashkëta ,në këtë mënyrë (frymë) u përmbyll takimi duke lënë hapësirë dhe disponim për takime të radhës me qellim të kooperimit të ndërsjellë dhe informimit në kohë reale.
OCT
2018