Lajme dhe Ngjarje

Takim me Olof Palme International Center

Posted by:

Me datë 27.01.2017 Përfaqësues të Olof Palme International Center zhvilluan takim pune me Kryetarin e FSSHK-së Dr. Blerim Syla.Përfazqëuesi I kësaj organizate nga Suedia Z.Johan Schmidt së pari falënderoi Kryetarin e FSSHK-së për gatishmërinë në lidhje me këtë takim dhe shpjegoi para të pranishmëve për punën të cilën Olof Palme Center është duke e zhvilluar në Kosovë konkretisht programi përfshin një përqendrim më të madh në forcimin e legjitimitetit të sindikatave dhe OJQ-ve për rritjen e aksesit në punë të denjë dhe të drejtat e punëtorëve.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla e njoftoi z. Schmidt me strukturën e Federatës, me organet e saj  Këshillin Drejtues, Kryesinë e FSSHK-së si dhe Zyrat Regjionale, gjithashtu e njoftoi edhe me aktivitetet të cilat FSSHK i ka organizuar deri më tani në fushën e mbrojtës dhe avancimit të drejtave të punëtorëve shëndetësor, nënshkrimin e dy Kontratave Kolektive Sektoriale brenda dy mandateve 5 vjeçare dhe një sërë iniciativash të tjera të cilat gjithmonë me prioritet kanë pasur përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, Kryetari i njoftoi të pranishmit edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar me Sindikatat si motra dhe pjesëmarrjen në dy organizma sindikal evropian EPSU si dhe internacional PSI.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin në përmirësimin e rolit të Sindikatave vendore në Kosovë me theks të veçantë në përfaqësimin e tyre denjësisht në institucion relevante ku dëgjohet zëri i punëtorëve.

Përfaqësues të Olof Palm shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar FSSHK por edhe të gjitha Sindikatat tjera përmes projekteve të cilat do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në mbrojtën dhe fuqizimin e punëtorëve shëndetësor.

0
Creative Theme