Lajme dhe Ngjarje

Takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë

Posted by:

Me datë 18 Prill 2019 Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla dhe stafi mbështetës realizuan takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë Zt.Sokol Haliti. Në kuadër të projektit ‘Trupat Regjionale për dialog social” të mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA të implementuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetari i Komunës së Vitisë të njoftohet me aktivitetet, qëllimet dhe punën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Kryetari theksoj se “Ne do të shtrijmë aktivitetin tone në të gjitha Komunat e Kosovës, duke formuar trupat punuese në nivel Regjional. Me funksionalizim të këtyre Trupave Regjionale po synojmë identifikimin e problemeve që paraqiten në fushë e shëndetësisë dhe adresimin e tyre në nivelin qendrore, në mënyrë që më pas problemet e identifikuara të merren parasysh gjatë hartimit apo ndryshimit të udhëzimeve administrative apo akteve nënligjore, mandej sfidat, sukseset dhe shkëmbim të përvojave në sektorin e shëndetësisë gjegjësisht të kujdesit parësor shëndetësor”, ka theksuar Kryetari i FSSHK-së Dr.Blerim Syla.
Iniciativa e ndërmarr nga FSSHK u mirëprit nga Kryetari Haliti dhe shpreh gatishmërin për përkrahjen si morale dhe institucionale në implementimin e këtij projekti. Po ashtu Kryetari Dr.Syla është njoftuar për investimet që ka bërë komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj në përmirësimin e ofrimit të kushteve në institucionet shëndetësore në këtë komunë.

0
Creative Theme