Me datë 25 Mars 2019 Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla, Përfaqësues i Regjionit të Prizrenit Dr.Bajram Kryeziu si dhe stafi mbështetës realizuan takime me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Zt.Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Zt.Visar Shehu. Në kuadër të projektit ‘Trupat Regjionale për dialog social” të mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA të implementuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi Kryetari prezantoi planin e punës dhe dinamikën e veprimit, gjithashtu i njoftoi edhe me qëllimin e këtij projekti duke kërkuar nga Kryetar i Komunës, përkrahjen dhe gatishmërinë e Komunave në funksionalizimin e këtyre Trupave. Me funksionalizim të këtyre Trupave Regjionale po synojmë identifikimin e problemeve që paraqiten në fushë e shëndetësisë dhe adresimin e tyre në nivelin qendrore, në mënyrë që më pas problemet e identifikuara të merren parasysh gjatë hartimit apo ndryshimit të udhëzimeve administrative apo akteve nënligjore, mandej sfidat, sukseset dhe shkëmbim të përvojave në sektorin e shëndetësisë gjegjësisht të kujdesit parësor shëndetësor e cila është porta e parë e pacientëve si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësor . Iniciativa e ndërmarr nga FSSHK u mirëprit nga Kryetari i Komunës si dhe u shpreh gatishmëria për përkrahjen të kësaj Trupe.
Trupa Regjionale do të përbëhet nga Drejtorët e Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtorët e QKMF-ve, Përfaqësues të FSSHK-së nga Regjionet përkatëse dhe OJQ të cilat të cilat zhvillojnë aktivitet në sektorin e shëndetësisë.
MAR
2019