Lajme dhe Ngjarje

Takim me Drejtoreshën e Transfuzionit te Gjakut

Posted by:

Sot delegacioni i FSSHK ne përbërje te z. Blerim Delija Nënkryetar dhe z. Edmond Arapi Përfaqësues Regjional Gjakovë kanë realizuar takim me Drejtoreshën e Transfuzionit te Gjakut Dr. Bukurie Zhubi.

Pasi u diskutuan problemet me te cilat përballet ky institucion e sidomos tek çështja e pagesës se gatishmërisë u arritën këto konkluzione:

  1. Qe te behet fuzionimi i 4 Regjioneve ne te cilat qendra është vetëm një mjek (Gjakova, Gjilani, Vushtrria dhe Mitrovica) qe ne këtë mënyrë te ju mundësohet pagesa e gatishmërisë absolute. Ndërsa ne qendrat ku janë ne tepër se një mjek te paguhen sipas tabelës nr. 8 te KKS ne mënyrë absolute.
  2. Të shqyrtohet mundësia për emërimin e shefave neper Regjione dhe ne Qendër.

Palët u dakorduan qe me iniciativën e FSSHK-së te organizohet një takim i përbashkët mes Ministrit te Shëndetësisë, FSSHK-së dhe Drejtoreshës ne mënyrë qe te finalizohen këto konkluzione.

0
Creative Theme