Lajme dhe Ngjarje

Reagim publik

Posted by:

 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas informimit nga terreni në lidhje me mos marrjen e pagave të punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor kërkon nga ana e faktorëve relevant që punëtorët shëndetësor sa më parë ti marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët shëndetësor të kujdesit dytësor dhe tretësor.

Deri më tani jemi konsultuar edhe nga zyrtarët komunal por edhe ata të Ministrisë së Financave të cilët asnjëra palë nuk japin sqarim konkret.

Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë.

Mos të bëhen lojra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shëbim të qytetarëve për 24 orë.

 

0
Creative Theme