Lajme dhe Ngjarje

REAGIM ndaj Deklaratës së SHSKUK

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me shqetësim të madh e ka pranuar reagimin e ShSKUK-së lidhur me vendimin për orarin e punës, të datës 01.09.2025.

Është e papranueshme që një institucion i tillë publik, i cili menaxhon me mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë, të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në kushtet e punës, mirëqenien dhe të drejtat ligjore të stafit shëndetësor, pa asnjë konsultim paraprak me sindikatën përfaqësuese.

Është e pavërtet deklarta e SHSKUK-së sepse të dhënat nga terreni tregojnë të kundërtën,të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së kanë vepruar konform vendimit në fjalë dhe tanimë punëtorët shëndetësor të Klinikave në QKUK dhe Reparteve në Spitalet Rajonale të cilët kanë punuar me orar të shkurtuar i është ndryshuar orari,gjë të cilën do ta vërtetojë Inspektorati i Punës të cilit i jemi drejtuar.

Orari i rregullt i punës është çështje e përcaktuar me ligj, jo me vullnet të njëanshëm të institucionit. Asnjë vendim administrativ nuk mund ta ndryshojë apo ta riregullojë atë.

Çështja që mund të diskutohet dhe të rregullohet me vendime të brendshme është vetëm orari për vendet e punës me rrezikshmëri të lartë apo të mesme dhe të drejtat që burojnë prej tij (pushim shtesë, benefite etj.), por kjo kërkon vlerësim të plotë dhe të drejtë të rrezikshmërisë – proces që nuk mund të anashkalojë sindikatën.

Dialogu social dhe konsultimi me sindikatën nuk është opsion, por detyrim ligjor i dalë nga Ligji i Punës, Ligji për Organizimin Sindikal dhe Konventat Ndërkombëtare të Punës të ratifikuara nga Republika e Kosovës.

FSSHK i rikujton ShSKUK-së se:

Punëtorët shëndetësorë kanë sakrifikuar vazhdimisht në kushte të rënda pune, dhe çdo tentativë për vendime të njëanshme, pa dialog social, është e papranueshme dhe përbën provokim të panevojshëm.

Sindikata nuk do të lejojë që të vendosen masa që cënojnë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, institucionale dhe sindikale për mbrojtjen e tyre.

Ne kërkojmë nga ShSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë që të kthehen menjëherë në tryezën e dialogut social, dhe çdo vendim që ndikon tek punëtorët shëndetësorë të merret vetëm me pjesëmarrjen dhe konsultimin e detyrueshëm të sindikatës përfaqësuese.

Çdo veprim ndryshe është shkelje e ligjit, shkelje e standardeve ndërkombëtare të punës dhe cënim i të drejtave themelore të punëtorëve shëndetësorë.

Me respekt,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK)

0
Creative Theme