Lajme dhe Ngjarje

Reagim i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) Lidhur me sulmin fizik ndaj kryeinfermierit në QMF-në e Llabjanit

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për sulmin fizik të ndodhur ndaj kryeinfermierit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llabjan të Novobërdës, z. Lulzim Mustafa, nga një punëtor i ndihmës i të njëjtës qendër.

Dhuna fizike në vendin e punës është e papranueshëm dhe cenon jo vetëm integritetin fizik dhe moral të profesionistëve tanë, por edhe dinjitetin dhe sigurinë në institucionet publike shëndetësore.

FSSHK dënon me forcë çdo formë dhune në ambientet e punës dhe u bën thirrje institucioneve kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe autoritetet komunale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për zbardhjen e plotë të rastit dhe për mbrojtjen ligjore të viktimës.

I bëjmë thirrje të gjitha strukturave menaxheriale në institucionet shëndetësore që të sigurojnë kushte të sigurta pune për të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe të veprojnë pa vonesë ndaj çdo akti dhune apo sjelljeje të papërshtatshme në vendin e punës.

Shëndetësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e frikës dhe pasigurisë. Punëtorët tanë meritojnë respekt dhe mbrojtje të plotë institucionale.

Reagimit të Federatës i bashkëngjitet edhe përfaqësuesi sindikal për regjionin e Gjilanit, Dr. Ismet Kastrati, i cili thekson nevojën e domosdoshme për masa urgjente mbrojtëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të garantuar siguri në vendin e punës për secilin punonjës shëndetësor.

FSSHK do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e anëtarëve të saj.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK)
Data: 30.07.2025

0
Creative Theme