Me qëllim të evitimit të përfshirjes së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në skenarin e përzgjedhjes së Drejtorëve të njësive përbërse të SHSKUK-së,FSSHK në cilësinë e vëzhguesit sqaron para opinionit se ka përcjellur tërë procesin e përzgjedhjes së Drejtorëve të Klinikave të QKUK-së ,që nga intervista me shkrim ashtu edhe ajo me gojë ku si proces nuk ka pasur vërejtje substanciale.
Në rastin konkret pas përfunidmit të intervistimit FSSHK ka vërjetur se procesi i përzgjedhjes po pengohet në mënyrë institucionale gjegjësisht po vie në pah përzierja e kompetencave në mes të Bordit të SHSKUK-së,Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së,Inspektoratit të punës dhe Ministrit të Shëndetësisë si dhe Komisionit për përzgjedhje të Drejtorëve me rastin e përcaktimit për kandidatin e përzgjedhur dhe nënshkrimin e kontratës së punës.
FSSHK është thellësisht e angazhuar dhe e interesuar që ky procesi të mos qalojë dhe kërkon me ngulm që të respektohet Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK-së i cili në mënyrë taksative konkretisht në nenin 13 paragrafi 5 ka sqaruar se kompetencë për përzgjedhjen e Drejtorëve është Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së.
Kjo form e përsëritjes së shkeljeve dhe zvarritjes së procesit është në dëm të institucioneve shëndetësore dhe më së shumti dëmton procesin e reformës së përgjithshme në shëndetësi,ky proces i cili duket kryekëput politik dëmton imazhin dhe dinjitetin e mantelbardhëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Andaj FSSHK i bën thirrje Ministrit të Shëndetësisë që të jet vigjilent dhe të mos lejoj që ky proces të përfundoj para organeve të drejtësisë.
Ne mendojmë se Ministri i Shëndetësisë dhe Bordi bien në kundërshtim me ligjet dhe aktet nën ligjore,të cilat janë aprovuar nga ana e MSH-së, pra me këtë Bordi bjen nën ndikimi direkt të Ministrit të Shëndetësisë, dhe prap tani në mënyrë më të vrazhdë politika ndërhyn në menagjimin e instuticioneve shëndetësore.
Ne si FSSHK kemi marr pjesë aktive ku dhe ju kemi tërhjekur vërejtjen rreth këtyre problemeve por si duket,vrejtjet tona nuk jane marre seriozisht.
Ne fund i bëjmë ftesë publike Bordit dhe Drejtorit të Bordit,që me përpikëri ta kryej procesin e përzgjedhjes së drejtorëve si dhe ti shqyrtojnë kompetencat e tyre bazuar në Ligjin për Shëndetësi, ose në të kundërtën le të mendojnë për pozicionet e tyre.
Prishtinë, 09.09.2014
Kryetari i FSSHK-së
Dr. Blerim Syla
SEP
2014