Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike, përbëhet nga PEN – Peer Educators Network, Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
(FSSHK) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Koalicioni implementon projektin “Dialogu social për drejtësi sociale” që financohet nga
Olof Palme International Center, me mbështetje të Qeverisë Suedeze.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë drejtësinë sociale duke kontribuar në
përmirësimin e cilësisë dhe intensitetit të dialogut social dhe ndërveprimit midis partnerëve
social. Objektivat specifike të projektit përfshijnë përmirësimin e paketave të ligjeve që lidhen
me punën; shfrytëzimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe intensitetin e dialogut social në të
gjitha nivelet dhe vendosjen/avancimin e dialogut social në nivelin lokal në Kosovë dhe nxitjen
e debatit publik duke analizuar, debatuar dhe përmirësuar politikat socio-ekonomike në vend.
JAN
2021