Njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se para disa ditëve Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i është adresuar sindikatave si motra në Europë-Europian Public Service Union(EPSU) në lidhje me situatën epidemiologjike shkaktuar nga Pandemia COVID-19, situatën ekonomike të vështirë dhe procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID-19.
FSSHK ka shprehur shqetesimin e vet në lidhje me qasjen e BE-së në relacion me Kosovën sa i përket Pandemisë COVID-19 e me theks të veqantë furnizimin e vonshëm me vaksina nga mekanizmi COVAX.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sekretarit Gjeneral të EPSU-së Z. Jan Willem Goudrian i cili ka adresuar tek Komisioni Europian respektivisht tek Komisioneri për Tregti të Brendshme Z. T. Braton, Komisioneri për Shëndeti dhe siguri ushqimore Z. S. Kyriakides, dhe Komisionerit për Menaxhimin e Kriyave Z.J. Lenarčič, të cilën letër e gjeni të bashkëngjitur në versionin final.
Edhe njëherë FSSHK ju bën apel shteteve të BE-së për nevojën urgjente të vaksinave anti COVID-19, ndihmave financare e jo spektakleve .
Me respekt,
FSSHK
MAR
2021