Lajme dhe Ngjarje

NJOFTIM PËR MEDIA

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar ne Vendimin e Këshillit Drejtues te datës 20.12.2018 njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante te qeverisjes vendore ( Kryetarin e Shtetit, Kryeministrin, Kryeparlamentarin, Ministrin e Shëndetësisë, dhe gjithë Deputetëve te Parlamentit te Republikës së Kosovës) se me datë 26.12.2018 e Mërkure do mbahet Grevë 24 orëshe ne te gjitha Institucionet Shëndetësore te vendit (sistemi primar, sekondar dhe terciar). Greva fillon me 26.12.2018, në ora 7:00 të mëngjesit, dhe mbaron me 27.12.2018 në ora 7:00 të mëngjesit.

Njëkohësisht apelojmë qe greva jonë te ketë përkrahjen e Institucioneve Shëndetësorë Private.

Shfrytëzojmë rastin te falënderojmë akteret politik te cilët janë rreshtuar ne përkrahje te kauzës tonë.

Kërkesat tona janë kërkesa për ngritjen e mirëqenies sociale te punëtoreve shëndetësorë te cilat kërkesa duhet te implementohen nga Janari 2019

FSSHK kërkesat i ka te qarta :

Të kalojë LIGJI MBI PAGAT duke u bazuar ne amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

IMPLEMENTIMI I LIGJIT  te fillojë menjëherë.

Kërkojmë mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente.

 

Me respekt,

Këshilli Grevist i FSSHK-së

0
Creative Theme