Lajme dhe Ngjarje

Njoftim për anëtarësinë e FSSHK-së

Posted by:

Sot me datën 22.05.2018 Kryetari I FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe Përfaqësuesi I Sindikatës së QKUK-së Dr. Islam Krasniqi kanë realizuar dy takime të rëndësishme.

Takimi I parë është zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë me Ministrin  Z. Uran Ismaili me të cilin është diskutuar shpejtimi I hapave me qëllim të nënshkrimit të Kontratës Kolektive Sektoriale ku palët janë dakorduar që kjo çështje të kryhet sa më parë , me këtë Kontratë do të përfitojnë rritje të kujdestarive dhe beneficione të tjera punëtorët shëndetësor të sistemit publik, gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë është diskutuar edhe për gjendjen e përgjithshme në shëndetësi, sikurse furnizimi me barna dhe material harxhues dhe të tjera.

Takimi I dytë është zhvilluar me ftesë të Këshilltarit të Lartë të Kryeministrit Dr. Luan Jaha dhe Koordinatorin Nacional për Reforma  Shtetërore Z. Besnik Tahiri në Zyrën e Kryeministrit me temë të vetme Ligjin mbi Pagat, nga të dy zyrtarët kemi marr zotime që Ligji mbi pagat do të procedohet në Qershor duke I marr parasysh vërejtjet dhe sugjerimet tona, gjatë diskutimit  të dyja palët janë përcaktuar  për të zhvilluar një takim të përbashkët me Ministrin e Administratës Publike me të cilin do të bisedohet më gjerësisht në lidhje me përfshirjen e koeficientëve në këtë Ligj.

0
Creative Theme