
Sot, është përkujtuar përmes një mbledhjeje komemorative, punëtori shumëvjeçar i kujdesitë parësor shëndetësor në Prizren dhe Nënkryetari i FSSHK-së Bajram Kryeziu.
Në fillim të kësaj akademie përkujtimore, para të pranishmëve ka folur u.d i drejtorit të QKMF “Nexhip Berisha”Fadil Bajraktari, duke kujtuar të ndjerin si një profesionistë të fushës së tij, i cili deri në momentin e fundit i ka shërbyer pacientëve. Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Znj.Tevide Imeri, u shpreh se dr. Bajrami gjithmonë ka qenë në ballë të betejave për përmirësimin e kushtëve të punës për një sistem shëndetësor më të drejtë për kolegët e tij.
Kolegu i të ndjerit Bektesh Kryeziu, theksoi se të gjithë në kemi humbur një koleg shembullor, dhe mbi të gjitha një mjek të suksesshëm. Ndërkaq, vajza e të ndjerit, Drilona Kryeziu, mes lotësh kujtoi babanë tashmë të ndjerë si një humanist, profesionist e mbi të gjitha një prindf shembull për atë, morën dhe dy vëllezërit e saj. Dr. Bajram Kryeziu, i cili përveç kontributit shumëvjeçar në kujdesin parësor shëndetësor, ishte edhe nënkryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
Ai ndërroi jetë papritmas me datë 30.01.2025, duke lënë prapa vetes një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e tij duke iu shërbyer me profesionalizëm dhe butësi që e karakterizonte atë gjatë ofrimit të shërbimeve për pacientët.
https://www.facebook.com/share/v/1EKYAGsoBg/
FEB
2025