Lajme dhe Ngjarje

Ministri Agani merë pjesë në inaugurimin e Zyrës së FSSHK-së

Posted by:

Ministri i Shëndetësisë së Ferid Agani mori pjesë  në inaugurimin e Zyrës qendrore të Federatës së Sindikalistëve Shëndetësorë të Kosovës (FSSHK-së), me ftesë të kryetarit të saj, Blerim Syla.

Ministri Agani e vlerësoi angazhimin e FSSHK-së në procesin e reformave në shëndetësinë kosovare dhe ftoi në bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllimin që shëndetësia kosovare të ngrihet në nivele më të larta sa i përket shërbimeve shëndetësore.

”Përmirësimi i gjendjes në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, mund të arrihet nëse ne jemi në një vijë të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm në zbatimin e reformës që veçse ka filluar të hedhë hapat e parë të saj”, tha Ministri.

Më pas, ministri Agani ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me Këshillin Drejtues të FSSHK-së, duke prezantuar punën e tij tre vjeçare si ministër dhe rëndësinë e reformës shëndetësore.  “Reformën shëndetësore e kam parë si të domosdoshme qysh nga vitet e para të pasluftës, dhe ky synim ka qenë një vizion politik e akademik i imi, vlerësoi se e kemi arritur të bëjmë realitet dhe së shpejti do të fillojë edhe implementimi i saj i plotë” shtoi ndër të tjera Agani, duke vazhduar bashkëbisedimin me anëtarët e FSSHK-së për çështje të rëndësishme të shëndetësisë dhe gjetjen e rrugës më të mirë për ngritjen e kënaqshmërisë reciproke mjekë -pacientë.

Ndërsa Kryetari i  FSSHK-së dr. Blerim Syla vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunimit të ministrit Agani, me FSSHK, njëkohësisht shprehu interesimin e rritjes së bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes MSH-së dhe FSSHK-së, në kuadër të ngritjes së përgjegjësisë si profesionistë shëndetësorë, ku primare është kujdesi ndaj pacientit, por duke mos anashkaluar mbrojtjen e të drejtave të profesionistëve shëndetësorë. Me ç’rast Kryetari i Federatës ju shpërnda mirënjohje dy sindikalistëve në pension: Dr. Selam Muçaj dhe Z.Nazif Reka duke vlerësuar lartë kontributin tyre ne sindikatë.

0
Creative Theme