
Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, realizoi një takim pune me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Ferid Aganin, që shoqërohej nga përfaqësuesit e Federatës së Sindikatës së punëtorëve shëndetësorë.
Yagcilar, mysafirëve u foli për ligjet e miratuara dhe të tjerat që pritet të miratohen, për të cilat Ministria e Administratës Publike është përgjegjëse për përcjellje dhe zbatim të tyre në praktikë. Në këtë plan, Yagcilar foli edhe për raportet me MF-in dhe BB-në për zbatimin e Ligjit për Shërbyesit Civilë dhe atij për Pagat e Nëpunësve Civilë. Në takim u fol edhe për shtesën prej 44 eurosh e cila vazhdon t’u jepet punëtorëve të shëndetësisë, sikur edhe për Udhëzimin Administrativ që parasheh krijimin e sindikatave.
Ministrat Yagcilar dhe Agani u pajtuan për mbajtjen e një takimi me përfaqësuesit e MAP-it, MF-it dhe MPMS-së, në mënyrë që dilemat eventuale të hiqen duke u mbështetur në interpretimet e mirëfillta ligjore.
JAN
2014