Me datë 06 Tetor 2017 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nën drejtimin e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla, ka mbajtur mbledhjen e 13-të me radhë, në të cilën ka miratuar propozime dhe vendime në bazë të përgjegjësive të saj statutare dhe ligjore.
Mbledhja ka filluar me informimin e anëtarëve të Kryesisë nga ana e Kryetarit për aktivitetet e zhvilluara nga mbledhja e fundit, me theks të veçantë për Marrëveshjen e nënshkruar me SHSKUK, Memorandumin me Sindikatën e Punonjësve Shëndetësor dhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Gjatë kësaj mbledhje është marrë vendim që të organizohen trajnim për liderët sindikal. Ndër të tjera janë miratuar kërkesa për ndihmë financiarë për Fondin Humanitar të PSI (Huricane Irma) me një shumë simbolike.
Pastaj anëtarët e kryesisë në mënyrë unanime miratuan kërkesat për ndihmë financiar në bazë të vendimin me nr.protokolli 20/17 të datë 03.03.2017 të grupit punues dhe vendimit me nr.prokolli 24/17 të datë 07.03.2017 të Kryesisë së FSSHK-së për:
- një anëtarë të Sindikatës së Qendrës Shëndetit Mendor të Prishtinës,
- një anëtarë të Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Fushë Kosovës,
- një anëtarë të Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prizrenit
- një anëtarë të Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Drenas, dhe
- një anëtare të Sindikatës së Qendrës së Shëndetit Mendor të Gjakovë.
Me date 06.10.2017, Prishtinë
OCT
2017