REZULTATI I VOTIMIT
Sot, më 14.10.2015, në Prishtinë,në Kongresin e III-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,në procesin për zgjedhjen e Kryetarit të FSSHK-së, Nënkryetarëve të FSSHK-së si dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të FSSHK-së.Në Kongres kanë qenë prezent 221 delegatë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 221 delegatë nga të cilët kunder kanë votuar 2 delegatë. Rezultati përfundimtar për zgjedhjen e Kryetarit të FSSHK-së, Nënkryetarit të parë të FSSHK-së , Nënkryetarin e FSSHK-së si dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të FSSHK-së është:
1. Dr.Blerim Syla -Kryetar i FSSHK-së
2. Z.Blerim Delija- Nënkryetar i parë i FSSHK-së
3. Dr.Xhemajl Selmani-Nënkryetar i FSSHK-së
4. Dr.Jahir Lajqi-Kryetar i Këshillit Drejtues të FSSHK-së.
OCT
2015