Lajme dhe Ngjarje

Manipulim i rradhës i opinionit të gjerë nga ana e Avokatit të Popullit.

Posted by:

I ftuar në Zonën B të Klan Kosova Avokati i Popullit vazhdon avazin e tij duke e mbrojtur veten e institucionin e tij e duke treuar se sa parimor është,por në fakt, ai manipulon me numra, me emra,pra, është më se e qartë se ai asnjëherë nuk e ka lexuar Ligjin e Pagave por e ka parë vetëm nga prizimi i tij personal.

Në deklaratën e tij ai përmend se nuk janë të përfshira mëse 1000 pozita me këtë Ligj, por e vërteta qëndron në faktin se Ligji ka përcaktuar pozitat standarde të punës dhe se titujt në të cilat po aludon Avokati janë të përcaktuar për tu rregulluar me akte nënligjore,ky është qëndrim I sponzorizuesit të Ligjit mbi Pagat pra Ministrisë së Administratës Publike.

Gjithashtu Avokati I Popullit në këtë emision përmend edhe peticionin e punëtorëve shëndetësor, ky peticion për të cilin ne kërkojmë të shihet legjitimiteti I saj është drejtuar  Presidentit të Republikës së Kosovës,prandaj sa herë që Avokati I Popullit flet për fakte të cilat e kanë quar atë të dërgojë Ligjin mbi Pagat në Gjykatë Kushtetuese shihet qartë se ato janë kryekëput fakte dhe interesa të ngushta personale, andaj, FSSHK konsideron se çdo veprim dhe deklarim I tij për ne është I papranueshëm,jolegjitim dhe faktor kyq për destabilizim të situatës tek të punësuarit në përgjithësi e në veqanti të punëtorëve shëndetësor.

Duke shpresuar shumë se Gjykata Kushtetuese  do të merr vendim të drejtë  bazuar në fakte dhe argumente ia bëjmë me dije opinionin  të gjerë dhe gjithë faktorëve të tjerë sidomos në shëndetësi janë të përcaktuara qartë titujt e punës ku kategorizimi i infermierëve është  përcaktuar  në dy tituj bazë me koeficionet 2.25 dhe 2.2  dhe nuk ka kategorizime të tjera  të përcaktuara me këtë Ligj  pra vlerësoni ju vet se sa reale është deklarata e Avokatit të Popullit.

FSSHK

0
Creative Theme