
Sot me 26 Qershor, 2023, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi takoi kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imerin.
Takimi i sotëm premton bashkëpunim korrekt që Inspektorati i Punës synoj ta ketë me FSSHK-në me qëllimin e vetëm të përmirësimit dhe mbrojtjes të të drejtave të punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë të punëtorëve të Republikës tonë.
Mes diksutimeve tjera që u zhvilluan në takim, u dakordua që broshurat nga Inspektorati i Punës me informatat mbi të drejtat në punë të punëtorëve, si nga marrëdhënia e punës ashtu edhe nga siguria dhe shëndeti në punë, të shprendahen nga FSSHK tek anëtarët e saj.


7
JUL
2023
JUL
2023
0