Kryetarja e FSSHK-së Mr.Tevide Imeri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr.Naim Sahiti, Përfaqësuesin e Regjionit të Gjilanit Dr.Ismet Kastrati dhe zyrtaren ligjore të FSSHK-së për Regjionin e Gjilanit kanë zhvilluar takim pune me punëtorët shëndetësor të Shoqatës Sindikale të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Kryetarja i njoftoi të pranishmit se beson që ligji i pagave shumë shpejt do te hyj në fuqi.
Kontrata Kolektive Sektoriale është shkëputur në mënyre te njëanshme nga ana e Ministrisë së Shendetesisë.
Anëtarët than se këtë muaj kujdestarit kan qenë në rregull, nuk kemi vrejtur ndonjë ndryshim në kujdestari.
Kryetarja i njoftoi të gjithë për platformën online për anëtarësim në FSSHK dhe tha se jemi duke insistuar që ne si Federat të kemi qasje në platformen online E-Kosova, shqetësimin tonë në lidhje me këtë çështje e kemi paraqitur edhe ne EPSU dhe ambasadat Amerikane.
Në këtë takim pati edhe pyetje të ndryshme nga anëtarët rreth nënshkrimit të ndonjë kontrate te re kolektive, Ligjit të Pagave, çështjen e pagesës pas pensionimit, shtesës në page.
Anëtarët e Shoqatës Sindikale të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan e mirpritën këtë takim dhe tani janë të gatshëm të bëjnë regjistrimin në platformën online.
DEC
2022