
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me deputetët Ali Berisha, Albena Reshitaj dhe Arber Tolaj kanë pritur sot në një takim Kryetarin e Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr.Blerim Syla dhe Anëtarin e kryesisë së FSSHK-së Dr.Islam Krasniqi.
Temë diskutimi me përfaqësuesit sindikalë, ka qenë mos-implementimi i Ligjit për Paga, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në kohën e Qeverisë Haradinaj.
Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për gjendjen e fundit të shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit dhe masat e ndërmarra për të evituar përhapjen edhe në Kosovë.
FSSHK
MAR
2020