Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla zhvilloi takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Z. Uran Ismaili me të cilin bisedoi në lidhje me Projektligjin mbi pagat i cili pritet të kalojë në Qeveri javën e ardhshme.
Gjatë këtij takimi Kryetari i FSSHK-së e njoftoi Ministrin me draftin të cilin Ministria e Administratës Publike e ka hartuar e në të cilin janë përcaktuar koeficientet e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve me theks të veçantë të punëtorëve shëndetësor, Kryetari e njoftoi Ministrin se këto koeficient të paraqitur përmes tabelarëve janë të papranueshme për punëtorët shëndetësor, këtë ia kemi bërë të ditur edhe Ministrit të Administratës Publike z. Yagcilar-tha Syla.
Ajo që FSSHK po kërkon është që të vlerësohet sektori i shëndetësisë duke marrë parasysh shkollimin, vendin e punës, ndërlikueshmërinë në punë në mënyrë që ky sektor njëherë e përgjithmonë të ketë statusin e merituar në shoqëri.
Gjithashtu Ministri u njoftua edhe me propozimet e FSSHK-së për koeficientet e pagave të dërguara MAP-it dhe të gjitha instancave tjera relevante.
Ministri u zotua që do ta ketë vëmendjen e shtuar në mënyrë që Projektligji mbi pagat dhe koeficientet e pagës të jenë kompatibile me kërkesat e punëtorëve shëndetësor dhe se ditëve në vijim do të jenë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me këtë temë.
JUN
2018