Lajme dhe Ngjarje

Kryetari FSSHK-së Dr.Blerim Syla takohet me kryetarin e Komunës së Ferizajt Z. Muharem Svarqa

Posted by:

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta si dhe  Tevide Imeri  kryetare e Sindikatës Shëndetësore regjionale,  kanë pritur në një takim zyrtarë të Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës të kryesuar nga  Dr. Blerim Syla dhe Nënkryetari i FSSHK-së Z.Blerim Delija.

Me këtë rast kryetari i kësaj sindikatë Blerim Syla,  ka kërkuar  përkrahje nga kryetari i komunës Muharem Svarqa, që të lobojë me shumë që të ndryshohet njëri prej neneve në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, ku ai nen mendohet që nuk do të përfshijë shëndetësinë primare në sigurimin shëndetësor.

Për këtë çështje është pajtuar edhe kryetari Muharem Svarqa, duke theksuar se ai nen duhet të përfshihet në sistemin shëndetësor primarë në kuadër të Ligjit për Sigurim Shëndetësor.

Gjatë këtij takimi kryetari Muharem Svarqa  është zotuar së do të ketë bashkëpunim me të gjitha sindikatat dhe i ka dhënë rëndësi shumë të veçantë funksionimit të tyre, gjithashtu ai ka potencuar mbështetjen e tij.

0
Creative Theme