Lajme dhe Ngjarje

KONFERENCË

Posted by:

 

Sot ne zyrën qëndrore te FSSHK-së Kryetari dr. Blerim Syla dhe Nënkryetari dr. Xhemajl Selmani kanë mbajtur KONFERENCË për shtyp, ne te cilën u shpalosen qëndrimet e FSSHK-së lidhur me grevën e organizuar dje ne QKUK si dhe hapat e metutjem qe do ndermirën.

Kryetari i Sindikatës, Blerim Syla, është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë dhe ka bërë thirrje që të merren seriozisht kërkesat e tyre sepse atyre u ka humbur durimi për të vazhduar punën në këtë gjendje.

“Tashmë në masë të madhe personeli shëndetësor po ikën nga vendi dhe kjo është edhe më e rëndë si për sistemin shëndetësor ashtu edhe për vendin.

Ai ka bërë të ditur se më datën 20 dhjetor do të mblidhet Këshilli Drejtues i FSSHK-së ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Syla ka kërkuar të takohet me krerët e koalicionit qeveritar Ramush Haradinaj dhe Kadri Veselin. “Unë apeloj të kryeministri dhe kryeparlamentari që sa më shpejt të gjendet një rrugë për punëtorët shëndetësorë. Unë i thërras që ta organizojmë një takim të përbashkët për të diskutuar”, ka thënë ai.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, Dr. Xhemajl Selmani, ka falënderuar punëtorët e klinikave për respektimin e grevës si dhe punëtorët e Emergjencës mbi të cilët ka rënë barra më e madhe gjatë kësaj dite.

FSSHK-ja i ka dhënë afat Qeverisë deri në janar dhe nëse nuk ndodh asnjë hap në drejtim të plotësimit të kërkesave të tyre ata do të vazhdojnë me veprime radikale duke e lënë të hapur mundësinë që të mos ofrojnë as shërbime emergjente.

Kërkesat e kësaj sindikate janë ngrita e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimi i kushteve si dhe implementimi i plotë i Kontratave Kolektive Sektoriale

 

 

 

0
Creative Theme