
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Sot me datë 17.10.2013 Kandidati për Kryetari nga subjekti politik Lëvizja për Bashkim Z. Valon Murati me delegacion takoi Kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK Dr. Blerim Syla dhe nënkryetarin Blerim Delija.
Kryetari dhe nënkryetari i FSSHK-së gjatë takimit e njoftuan Kandidatin me të arriturat e FSSHK-së në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve shëndetësor dhe avancimin e të drejtave përmes përkrahjes ligjore dhe monitorimit të gjitha institucioneve shëndetësore.Kandidati për Kryetar Komune të Prishtinës z. Valon Murati theksoi se kërkesat e FSSHK në lidhje me zbatimin e Kontratës Kolektive Sektoriale,bashkëpunimin me përfaqësuesit e FSSHK-së,përmirësimi i kushteve të punës të punëtorëve shëndetësor do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.Kryetari i FSSHK-së falënderoi Kandidatin për Kryetar të Prishtinës për shprehjen e interesimit dhe takimit me FSSHK-në e vetmja Federatë në Kosovë e cila mision të saj ka mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve shëndetësor dhe pacientëve si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore.
OCT
2013