Lajme dhe Ngjarje

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Z1

Posted by:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sot me datë 04.10.2013 Kandidati për Kryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës-PDK Z.Agim Çeku me delegacion takoi Kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK Dr. Blerim Sylën me nënkryetarët dhe Kryetarin e Këshillit Drejtues.

Kryetari i FSSHK-së falënderoi Kandidatin për Kryetar të Prishtinës për shprehjen e interesimit dhe takimit me FSSHK-në e vetmja Federatë në Kosovë e cila mision të saj ka mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve shëndetësor dhe pacientëve si shfrytëzues të shërbimeve shëndetësore.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla e njoftoi Kandidatin për Kryetar Komune se është i vetmi kandidat që deri më tani ka shprehur interesim që të njihet më afër me problemet të cilat ballafaqohen punëtorët shëndetësor dhe shqetësimet të cilat i ka FSSHK-ja,gjithashtu me këtë rast Kryetari i adresoi disa kërkesa konkrete të FSSHK-së dhe punëtorëve shëndetësor.

Kërkesat e FSSHK-së drejtuar Kandidatit për Kryetar te Komunës së Prishtinës

1. Reformimin e shëndetësisë primare- pasi që i njëjti është anashkaluar deri më tash nga institucionet shtetërore.

2. Bashkëpunim i gjithanshëm me FSSHK-në, kur është në pyetje shëndetësia në Regjionin e Prishtinës.

3. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të FSSHK-së gjatë marrjes së vendimeve nga organet komunale, dhe informimi i FSSHK-së për ndryshimet në legjislacion nga menaxhementi apo Kuvendi Komunal. Pjesëmarrja të sigurohet me hapat konkret përkatësisht me vendimin e Kryetarit të Komunës.

4. Zbatimi i Kontratës Kolektive Sektoriale-KKS,nga të gjitha organet kompetente në Komunën e Prishtinës, siç janë Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, menaxhmentet e institucioneve shëndetësore, dhe organeve tjera sipas nevojës, për respektimin e përpiktë të KKS-së.

5. Përmirësimi i kushteve të punës në të cilët punojnë punëtorët shëndetësor në Regjionin e Prishtinës, duke siguruar një ambient të shëndetshëm dhe të sigurt në punë duke u bazuar në standardet evropiane të punës.

6. Kryetari i ardhshëm do të zhvilloj takime me përfaqësuesit e Federatës, ku do të diskutohen probleme në shëndetësi primare, dhe problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët shëndetësor.

7. Respektimi i të gjitha normave juridike të nxjerra nga Kuvendi I Kosovës,Ministria e Shëndetësisë.

8. Dhënia prioritet e të gjitha kërkesave të cilat vinë nga FSSHK apo përfaqësuesit e saj, dhe reagimi i menjëhershëm i organeve kompetente.

0
Creative Theme