Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është mëse e shqetësuar me sulmin fizik ndaj infermierit  në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal,sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit,është i dënueshëm dhe i pakompromis.

Mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të pregatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.

FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet.

Dhuna është e patolerueshme.

FSSHK

0
Creative Theme