
Sot me datë 06 Maj 2022 Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri dhe Nënkryetari i FSSHK-së Mr.Blerim Delija kanë mirëpritur në takim Kryetarin e Shoqatës Sindikale të Infermierëve Z.Përparim Berisha dhe Nënkryetarin e Shoqatës së Infermierëve Z.Enlirat Duraku të cilët i uruan suksese dhe punë të mbarë Kryetares dhe strukturave udhëheqëse të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Palët u dakorduan që ditët në vijim të zhvillojn takim me Kryesitë e tyre në mënyrë që të punohet bashkërisht në interes të punëtorëve shëndetësor dhe të shiqohen mundësitë e bashkimit të Shoqatës së Infermierëve me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Ditët në vazhdim i mbetet Kryesive të shiqojnë modalitetet dhe mundësitë e arritjes së marrëveshjes finale.
Me respekt,
FSSHK
MAY
2022