Sot me datë 04.05.2022 në Zyrën Qendrore të FSSHK-së është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetares në  prezencë të Komisionit për pranim dorëzimin e detyrës zyrtare  i cili Komision ka verifikuar dokumentacionin të cilin edhe ia kanë dorëzuar Kryetares znj. Tevide Imeri.
Kryetarja pas marrjes së detyrës zyrtarisht u zotua se do të përmbush të gjitha premtimet e dhëna para anëtarësisë së gjerë dhe si aktivitet të parë ka përcaktuar takimin me patnerin social Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga java e ardhshme Kryetarja do të fillojë një seri takimesh me të gjithë krerët relevant në shëndetësi dhe me anëtarësinë e gjerë të FSSHK.
Me respekt,
FSSHK
MAY
2022