
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka vazhduar me Grevën e Përgjithshme 8(tetë) orëshe duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.
Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor dhe pacientët.
Në fund FSSHK njofton të gjithë punëtorët shëndetësor se me datë 06.12.2021 është ftuar Këshilli Drejtues I FSSHK-së ku do të merren vendime për veprime të mëtutjeshme sindikale.
Me respekt,
Këshilli Qendror Grevist
DEC
2021