Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se deri në këto momente nuk është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.

Andaj Greva e Përgjithshme e caktuar për nesër e Enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora  07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale.

Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Me respekt,

Këshilli Qendror Grevist

0
Creative Theme