Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të Enjtën me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore tetë (8)orëshe.
Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:
- Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti,
- Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe
- Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.
Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022.
FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.
Me respekt,
Këshilli Drejtues i FSSHK-së
NOV
2021