Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Duke patur parasysh që kanë kaluar tre javë nga Protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit  me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit  të Ligjit mbi Pagat me theks të veqantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRONË se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e rradhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të kjartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor,gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qyetarit të RKS-së.

Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë sepse kuadri shëndetësor-mjek e infermier janë duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës.

 

Me respekt,

Kryesia e FSSHK

0
Creative Theme