Reagim publik i FSSHK-së ndaj deklaratës së Zëvendësministrit Gani Dreshaj ndaj punëtorëve shëndetësor të Spitalit të Pejës
TURPI SKA KUFI Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër deklaratën e Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Repubikës së Kosovës Z. Gani Dreshaj i cili përmes shkrimit tenton të fyejë e degradojë punën e mantelbardhëve të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Përmes deklaratës së tij nuk janë fyer vetëm punëtorët shëndetësor të Spitalit të Pejës por të gjithë punëtorët shëndetësor të Republikës së Kosovës, të cilët, kur të tjerët si soji i Z. Dreshaj bredhë nëpër Europë, në shërbim të qytetarëve duke punuar me orar të stërzgjatur, pa pushim, pa i parë me ditë të tëra familjarët, me kushte të rënda, të pa motivuar, por përsëri në nivel të detyrës.
Po ju kujtojmë Z. Dreshaj se si pasojë e Pandemisë COVID-19 janë infektuar rreth 2500 punëtorë shëndetësor dhe deri më tani jetën e kanë humbur 21 punëtorë shëndetësor dhe staf mbështetës,puna e punëtorëve shëndetësor po përmendet dhe po falenderohet në organizma botërore,kurse Ju, vetëm se po ngjallni frikë dhe panik tek qytetarët që mos ti marrin shërbimet në institucione publike por të trajtohen në institucione private, e më e rënda nga frika të vdesin në shtëpi.
Andaj deklaratat të tilla publike të zyrtarëve politik të cilat dëmtojnë seriozisht imazhin e punëtorëve shëndetësor të cilët sikurse tani dhe gjithmonë janë në nivel të detyrës duhet të dënohen.
Kërkojmë urgjentisht që organet e rendit dhe të drejtësisë të hetojnë Z. Dreshaj për këtë deklaratë me anë të së cilës është dëmtuar dinjiteti, integriteti dhe profesionalizmi i punëtorëve shëndetësor.
Për deklarata të tilla SHKARKIMI është privilegj.
FSSHK
DEC
2020