Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj Vendimit  të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind(300 €) për punëtorët shëndetësor në sektorin publik me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore andaj merreni me seriozitet kërkesën që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar Vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e insitucioneve shëndetësore.

Pas reagimeve të FSSHK-së të adresuar të gjitha Institucioneve relevante që te kanë parasyshë kërkesën tonë, kemi marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit se në bazë të neni 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar ankesën lidhur me pohimin për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autortetet  publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Andaj Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do ti ndal veprimet deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesonistët shëndetësor dhe stafin mbeshtetës në sektorin e shëndetësisë.

Fsshk për mes Institucioneve relevante lokale dhe qëndrore të plotësojn kërkesat për shtesat mbi pagë në vlerë prej treqind (300) euro, në të kundërt siç po e shifni do te kenë veprime juridike dhe ne nuk do te hezitojm.

FSSHK-ë përkrah te gjitha veprimet sindikale me qëllim të plotësimit të kërkesave për mirëqenjën e punëtorëve shëndëtsor profesional dhe stafit mbeshtetës.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme