Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në kuadër të bashkëpunimit me Odat e Profesionistëve Shëndetësor, me anë të shkresës zyrtare sot me 20 korrik 2020, i është drejtuar Kryeministrit të vendit, Kryetarës së Parlamentit si dhe Komisioneve Parlamentare pran Kuvendit të Kosovës nga të cilët ka kërkuar që profesionitëve shëndetësor t’u ngritët paga përmes shtesave që janë ekuivalente me vlerat e koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik, shkresë kjo e dërguar me datë 01 korrik 2020.
FSSHK-ë dhe Odat e Profesionistëve shëndetësor përshëndesin vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mbledhjen e rradhës të miratohet pagesa e shumës stimuluese në shumë prej 300.00 € që janë të dedikuara për profesionistët shëndetësor, kompensime këto që do të përfshihen për periudhat mujore maj dhe qershor 2020, por gjithëashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që shumat të tilla stimuluese për punën gjatë pandemisë mos ta zëvendësojnë kërkesën për pagesat shtesë, por që pagesat shtesë të tilla për profesionistët shëndetësor të përfshihen në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Buxhetit të vitit 2020, pavarësisht pagesave stimuluese që janë planifikuar të realizohen për muajt e kaluar, respektivisht muajt maj dhe qërshor. Pra, pagesat shtesë në mënyrë të rregullt të përfshihen në përputhje me rishiqimin e Buxhetit të vitit 2020, respektivisht me pagat e korrikut 2020.
Ne shpresojmë se kërkesat legjitime të profesionistëve shëndetësor do të realizohen pa pasur nevojë që legjitimiteti i tyre të vërtetohet me veprime dhe masa sindikale.
Me respekt,
FSSHK
JUL
2020