Prishtinë: 22.06.2020
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr nga mediat mbi Vendimet e Qeverisë Hoti ku ndër të tjera është votuar themelimi i Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Sars Cov2-COVID-19 nga ana e Zyrës së Kryeministrit, shpreh indinjatën e saj në lidhje me përfaqësimin e punëtorëve shëndetësor në këtë Komision.
FSSHK që nga fillimi ka vërejtur se Kryeministri Hoti ka politizuar përfaqësimin sindikal duke i ftuar individë – ish kandidat për deputet nga rradhët e partisë së tij në takime e organizime të tilla.
Andaj FSSHK duke qenë përfaqësuese e mbi 11 mijë punëtorëve shëndetësor, njofton opinionin e gjerë se tani e tutje nuk merr përgjegjësi për veprimet të cilat do ti ndërmerr ky Komision me përfaqësues të cilët mbrojnë interesat e ngushta politike partiake e assesi interesat e punëtorëve shëndetësor.
Me respekt,
FSSHK
JUN
2020