Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se sot me datë 09.06.2020 delegacioni i kryesuar nga Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla Nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani si dhe Anëtari i Kryesisë dhe Përfaqësuesi i QKUK-së në Bordin Drejtues të SHSKUK-së Dr. Islam Krasniqi zhvilluan takim pune me Ministrin e ri të Shëndetësisë Z. Armend Zemaj.
Fillimisht takimi u hap me temën menaxhimi i Pandemisë COVID-19, situata e krijuar pas fazës së tretë të hapjes, numrin e të infektuarve dhe masave të reja të përcaktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë lavdëroi punën dhe përkushtimin e të gjitha institucioneve shëndetësore e në veqanti punëtorët shëndetësor të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në ballafaqim të drejtëpërdrejtë me virusin COVID-19 si dhe qytetarët në mbarë vendin.
Dy palët diskutuan në lidhje me mundësinë e punësimit të mjekëve të rinjë dhe hapjen e specializimeve duke i vlerësuar nevojat e institucioneve shëndetësore dhe atyre demografike.
Gjatë takimit gjithashtu Kryetari i FSSHK-së ngriti qështjen e pagesës së pagave jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale, ku Ministri u zotua që të shqyrtojë mundësinë e pagesës së pagave jubilare bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.
Poashtu palët u dakorduan ti bashkërendojnë hapat pas marrjes së Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.
Temat të cilat gjatë këtij takimi frytëdhënës nuk arritën të shtjellohen u vendos që të formohet Grupi për Dialog Social në përbërje të dy palëve ku ky grup do të ketë autorizimin që ti diskutojë dhe shtjellë më gjerë.
Me këtë rast FSSHK falenderon Ministrin për bisedë konstruktive dhe të sinqertë, shpresojmë që së bashku do të kontribuojmë që shëndetësia të merr vendin e merituar në shoqëri.
Me respekt,
FSSHK
JUN
2020