Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Për: Kryeministrin në detyrë Z. Albin Kurti

CC: Ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia

CC: Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së Dr. Naim Bardiqi

CC:Bordit Drejtues të SHSKUK-së-Dr. Xhevat Jakupi

CC: Kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi-Znj. Albena Reshitaj

Lënda: Kërkesë urgjente e FSSHK-së drejtuar Kryeministrit në detyrë Z. Albin Kurti

Duke u nisur nga pakjartësia e Vendimit të Qeverisë për ndarjen e stimulimeve në lidhje me punëtorët shëndetësor  po ju adresohemi se përfitues të këtij stimulimi duhet të jenë të gjithë punëtorët shëndetësor dhe stafi përcjellës duke përfshirë: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit,sigurimi,sanitarët, IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësor dhe gjithë të tjerët.

I nderuari Kryeministër, duke ju rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore ju lutem mos bëni diskriminim.

Çdo diskriminim I juaji nga FSSHK do të përdoret si shkas për reagime juridike në të ardhmen,pasi që tani jemi në luftë kundër Pandemisë COVID-19.

Andaj edhe njëherë merreni me seriozitet këtë kërkesë që mos të  shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme