Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Thirrje publike nga FSSHK për Komisionin e posaqëm për parandalimin të infeksionit Corona Virus COVID-19

Duke u nisur nga fakti  që jemi munduar të kontaktojmë me ju për të ju shprehur brengat e punëtorve shëndetësor po mundohemi të japim kontributin tonë në mënyrë që të ju paralajmërojmë edhe njëherë:

“Punëtorët shëndetësor nuk janë të mbrojtur në masën e duhur me qëllim të parandalimit të këtij infeksioni(këto informatat vijnë nga terreni)”.

Të nderuar anëtarë të Komisionit ju lutemi të merrni masa parandaluese me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve shëndetësor aty ku mund të kemi probleme nga stafi teknik apo sanitar e deri tek profesionistët shëndetësor.

Ju lutemi,ju lutemi,ju lutemi, mbroni punëtorët shëndetësor dhe stafin mbështetës që ta luftojmë këtë Pandemi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie 24 orë që të marrim urdhëra nga Ju.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme