Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës e sidomos Ju Punonjës Shëndetësor,

Sot kemi pasur takim në Ministrinë e Shëndetësisë me Ministrin e Shëndetësisë Dr.Arben Vitia dhe faktorët tjerë relevant si Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Dr.Naim Bardiq, Zavendësministrin e Punëve të Brendshme Zt. Xhelal Sveçla , Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së Dr.Basri Sejdiu,Kryetarët e Odave të Mjekëve, Stomatologëve, Infermierëve dhe Farmacistëve, ku kemi shqyrtuar situatën aktuale në të cilën gjendemi.

Pandemia tashmë ka përfshirë të gjithë Globin posaqërisht pjesën tonë Europiane në këto momente duhet të jemi të gjithë ne bashkë dhe të veprojmë. Në situatë të tillë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka ofruar të gjitha potencialet e veta si kuadrove, materiale dhe profesionale.

Nga ky moment ne të gjithë jemi në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke mos e harruar gjendjen dhe sigurinë në punë të punëtorëve shëndetësor.Pra obligohen të gjithë Sindikalistët të nivelit Qendror dhe Lokal që të lajmërojnë  ç’farë nevoja kanë dhe me çka mund të shërbejmë ne.

Prej këtij momenti jemi në kontakt me Strukturat e larta Shtetërore duke u nisur nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave e të tjerë, më qëllim të daljes nga kjo krizë.

Zoti i bekoft punëtorët shëndetësor dhe popullin e Republikës së Kosovës.

Ne bashkë do t’ja dalim.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme