Lajme dhe Ngjarje

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Posted by:

Me ane të kësaj komunikate FSSHK-ja konfirmon se ka qen , si monitoruese ne konkursin  për përzgjedhjen e drejtoreve te klinikave të QKUK-së.

Mund te konfirmojmë  se si proces nuk kemi pasur vërejte te mëdha, qe do te ndikonin direkt ne përzgjedhjen  e drejtorëve te këtyre klinikave, raportet e dalura nga mediet për njërin anëtarë të komisionit  te diagnostikes për ne duhet te jetë  objekt i prokurorisë (hetuesisë) e kursesi te pësojnë kandidatët te cilët kane marre pjesë ne intervistim.

Po ashtu u bëjmë thirrje organeve kompetente që sa ma shpejt te zgjidhet problemi i këtyre kandidatëve ngase pas intervistimit kemi vërejtur se ka dualizma dhe përzierje te kompetencave në disa raste,pra nuk jemi për zgjedhje selektive.

Po ashtu ju njoftojmë në fund se ne si FSSHK ju kemi drejtuar edhe inspektoratit te punës me kërkesë që të bëje ,inspektimin e procesit në tërësi, e gjithë kjo me qëllimin me te mirë, në interes  të përfundimit të kësaj odiseade.

Kryetari i FSSHK-së
Dr. Blerim Syla

0
Creative Theme