Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Sot me datë 14.02.2020 delegacioni i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i udhëhequr nga Kryetari Dr. Blerim Syla, Kryetari i Këshillit Drejtues Dr. Jahir Lajqi, Nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani si dhe anëtari i Kryesisë së FSSHK-së Dr. Islam Krasniqi kanë zhvilluar takimin e parë njoftues me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Arben Vitija, Sekretarin Dr. Naim Bardiqi dhe këshilltarët e Ministrit Dr. Mirsad Shkreta dhe Dr. Sami Uka.

Kryetari i FSSHK-së uroi Ministrin  Vitija për pozitën e tij udhëheqëse në shëndetësi si njëri ndër dikasterët me rëndësi vitale të shoqërisë.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë temash me të cilat ballafaqohet sistemi shëndetësor në përgjithësi e punëtorët shëndetësor në veqanti, kushtet e punës, mirëqenia e punëtorëve shëndetësor, Ligji i Pagave, moszbatimi i Kontratës Kolektive Sektoriale, në ndër të tjera palët u dakorduan që në javët në vijim do të funksionalizohet Grupi për Dialog Social nga ana e dy palëve për ti trajtuar të gjitha këto tema veq e veq.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitija o zotua se do të angazhohet maksimalisht që punëtorët shëndetësor të trajtohen dinjitetshëm si në aspektin e kushteve të punës dhe të mirëqenies së tyre.

0
Creative Theme